Skuadra e Mançester Sitit planifikon të ndërhyjë në merkato për të sjellë mesfushorin brazilian të Napolit, Allan. Për 28-vjeçarin e Napolit është interesuar edhe skuadra e PSZH-së, që është në kërkim të dëshpëruar të një mesfushori. Por skuadra e City është gati të paguajë 100 milionë euro për të mundur konkurrencën dhe për të sjellë në Premier Ligë. Në Napoli ka patur një takim mes agjentit të lojtarit dhe atij të klubit për të diskutuar për të ardhmen e futbollistit. Allan luan prej 3 sezonesh te skuadra e Napolit, ku në 144 ndeshje në total ka realizuar 9 gola, një prej të besuarve të trajnerit Karlo Ançeloti.

Loading...

Shpërndaj me