Sipas një studimi të Universitetit Brown në SHBA, Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, Pentagoni është një ndotës më i madh se i një vendi të tërë si Portugalia, Suedia apo Danimarka.

Sipas studiuesve amerikanë, aktivitet e përgjithshme të Pentagonit janë përgjegjëse për ndotjen e të paktën 1,2 miliardë ton gas serra të çliruar në ambient nga viti 2001 deri në vitin 2017, e barabartë me ndotjen e shkarkimit të të paktën 255 milionë veturave për një vit, ku të paktën 400 milionë tonelata gas serra vijnë nga konsumi i karburantit në zonat e luftës si Afganistani, Iraku apo Siria.

Nëse Pentagoni do të ishte një shtet më vete do të radhiteshe në vendin e 57 për ndotjen në botë, para Portugalisë, Suedisë apo Danimarkës.

Peshën e ndotjes e mbajnë edhe gati 560 mijë zyrave të shpërndara në territorin amerikan edhe nëpër botë me gati 40 për qind të ndotjes dhe pjesën tjetër me karburantin dhe mobilizimin e trupave dhe makinerisë ushtarake.

Sipas studimit, vetëm në vitin 2016, operacionet ushtarake të Mbrojtjes Amerikane kanë konsumuar rreth 86 milionë fuçi naftë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...