Në Villën Vodno sot pritet takimi i parë mes presidentit të ri Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev. Nga ekzekutivi thonë se arsyeja e kësaj vizite të kryeministrit dhe konkluzionet do të kumtohen për publikun pas përfundimit të takimit.

Zoran Zaev shkon në takim me Stevo Pendarovskin, pas takimit do të ketë informata te detajuara për opinionin se për çfarë saktësisht do të flitet në këtë takim. Pra ky është takimi i parë pas inaugurimit të Pendarovskit si President – deklaroi Mile Bosnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Kjo ishte deklarata e fundit e Mile Boshnjakovskit si zëdhënës i Qeverisë, pasi nga java e ardhshme do të transferohet në kabinetin e presidentit, si Sekretar i Përgjithshëm. Akoma nuk dihet se kush do të zë vendin e Boshnjakovskit në Qeveri si zëdhënës. Ekzekutivi në mbledhjen e fundit ka emëruar Dane Taleskin koordinator i ri kombëtar për NATO-n, post ky që më herët i takonte tanimë presidentit Stevo Pendarovski. Nga ana tjetër ueb-faqja e Presidentit ka filluar të përditësohet. Edhe pse nuk ka shumë materiale apo fusha që mund të hapësh, në ballinë qëndron emri dhe funksioni i Stevo Pendarovskit, në tre gjuhë, edhe atë në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Besian Leka

Loading...

Shpërndaj me

Loading...