Gashi: Shqyrtojmë opsionin për listat ...
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se në rast se dështon koali...
Lexo më shumë...Presidenti Stevo Pendarovski beson se Maqedonia nuk duhet të bëhet anëtare e Unionit Ekonomik Euroaziatik, sepse është në kundërshtim me aspiratat e vendit për anëtarësim në BE. Ai e justifikoi thirrjen e djeshme të kryeministrit Zaev, që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht.
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik është çështje krejt tjetër. Serbia ka nënshkruar kohët e fundit dhe tashmë ka sinjale nga Brukseli se ato dy gjëra – Bashkimi Evropian, negociatat dhe anëtarësimi dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik nuk janë kompatibile- deklaroi Stevo Pendarovski – President i RMV-së
Pendarovski gjithashtu justifikoi vendimin e vendit për të mos vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas një thirrje nga Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë. Ai thotë se derisa të mos bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ne mund të lejojmë të ruajmë nivelin shkëmbimit tregtar me Rusinë. Vendi nuk do të kishte zgjidhje pas anëtarësimit në organizatat euro-atlantike.
Ne jemi ekonomi në zhvillim, kemi vështirësi të mëdha ekonomike, vuajmë të arrijmë shkallë më të larta të rritjes ekonomike, ende nuk e kemi konsoliduar atë pjesë të shoqërisë sonë dhe mendoj se sanksionet drejtë Federatës Ruse mund të ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë maqedonase- tha Stevo Pendarovski, kryetar i shtetit.
Gazetari Mirçe Adamçevski që ishte një kohë të gjatë korrespodent nga Moska dhe që është njohës i mirë i raporteve maqedonaso-ruse, vlerëson se vendi duhet t’i mbrojë interesat e saja ekonomike.
Unë si shembull do t’ua përmend Slloveninë. Ajo është anëtare e NATO-s dhe e BE-së, por ajo vendos ndonjëherë sanksione, por jo deri në fund, ka disa sanksione që nuk i vendos. Apo masat që i ndërmerr BE-ja, ajo vlerëson se në interesin e tyre është të mos i ndërmarrë ato masa kundër Rusisë- deklaroi Mirçe Adamçevski.
Dje kryeministri Zaev në forumin e përbashkët të biznesit maqedonaso-rus i ftoi kompanitë ruse të hyjnë në projekte të përbashkëta me partnerë maqedonas në energjetikë, gazifikim, turizëm dhe bujqësi.
Alsat
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se në rast se dështon koali...
Lexo më shumë...Profesoresha e të drejtës Kushtetuese përmes profilit të saj në rrjetin social facebook ka komentuar vendimin ...
Lexo më shumë...Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela M...
Lexo më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesjon që u hodhën nga dritaret e p...
Lexo më shumë...