Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot pasdite i nënshkroi Dekretet për shpallje të disa ligjeve të cilët u miratuan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski i nënshkroi Dekretet e Ligjit për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor; Ligjit për prokurorinë Publike; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Inspektorat për përdorim të gjuhëve; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale; Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale; Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjelbërim urbam; Ligjit për menaxhim me lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata.

Lidhur kërkesën e VMRO-DPMNE-së që Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë Publike, nga kabineti i presidentit nënvizojn se në pajtueshmëri me nenin 75 nga Kushtetuta “Presidenti është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji miratohet me dy të tretën e shumicës nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, ndërsa Ligji për Prokurorinë Publike bën pjesë tek këto ligje.

Nga kabineti i presidentit informojnë se për ankesa eventuale lidhur me kushtetutshmërinë e ndonjë ligji, çdo qytetar mund të parashtrojë iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ kompetent shtetëror.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...