Kampioni i dyfishtë evropian në karate Emil Pavllov, në takimin e sotëm me gazetarë pas medaljes së artë të fituar në evropianin e Novi Sadid, paralajmëroi se edhe në botërorin e ardhshëm do të luftojë për medalje të artë. Për karatenë e Maqedonisë, është kjo medalja e parë e artë e fituar në një evropian nga koha që ky sport u bë sport olimpik.

Jam i mendimit se në Kampionatin Botëror mund të shënojë rezultat të madh. Vetëm duhet maksimalisht të jem i përgatitur. Po që se jam i përgatitur mund të fitojë secilin kundërshtarë dhe të fitojë medalje të artë. Kjo nuk do të ishte befasi për askënd. – tha Pavlov.

Ai është një nga kandidatët më serioz të Maqedonisë, për të plotësuar normën olimpike për Tokio 2020. në këto lojëra karateja si sport do të debutojë në familjen e lëvizjes olimpike.

Shpërndaj me