Qeveria nuk i ka miratuar ende masat, që janë më të nevojshme për qytetarët dhe kompanitë. Ende nuk ka asistencë të drejtpërdrejtë financiare nga shteti, si dhe nuk ka asnjë vendim as për të ngrirë pagesat e shpenzimeve, e as shtyrjen e kësteve të kredive. Në pyetjen e Alsat, pse nuk janë vënë në mbledhje qeveritare propozimet e Zaevit, si paga minimale për të gjithë administratorët, nga Qeveria morëm përgjigje se punojnë në mënyrë transparente dhe në dobi të qytetarëve.

QEVERIA

“Qeveria ka mbledhje çdo ditë, dhe merr vendime sipas nevojave për të parandaluar përhapjen e epidemisë dhe në përputhje me vlerësimet e masave, për zvogëlimin e dëmit në ekonomi. Qeveria deri më tani ka miratuar më shumë masa ekonomike, për të cilat i kemi raportuar publikut, dhe pas marrjes së çdo mase tjetër ekonomike, qytetarët do të njoftohen menjëherë”

Katër ditë më parë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev propozoi një paketë të masave ekonomike me vlerë 200 milion euro. Udhëheqësi i partisë në pushtet kërkoi nga Qeveria, që të gjithë të punësuarit nën kapelën shtetërore gjatë periudhës së krizës të marrin nga 14.500 denarë. Por, edhe të gjitha kompanitë e prekura nga koronavirusi të marrin një pagë minimale neto për punonjës. Zaev sot thotë se financuesit ndërkombëtarë mund të na japin vetëm gjysmën e parave që na duhen për të tejkaluar situatën ekonomike.

Pritjet për mbledhjen e të ardhurave janë midis 30 dhe 40 përqind. Kështu që rreth 60 përqind do të mungojnë. Tridhjetë përqind do ti kompensojmë nëse sigurojmë kredi më shumë se një miliard e dyqind milion. Dhe aktualisht neve na ofrohen jo më shumë se 600 milion euro. Edhe nëse sigurojmë një miliard e dyqind milion, për 30 përqind të mbetura do të duhet të shkurtohet dhe kursehet- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ne morëm një konfirmim tjetër nga BDI se ata nuk do të pranonin disa nga masat e propozuara të Zaevit. Burime partiake thonë se po bëhen analiza dhe llogari rreth vlerës reale të shportës së konsumatorit të një familjeje. Qeveria deri më tani ka vendosur të subvencionojë gjysmën e kontributeve, për punonjësit në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe transportit. Opozita akuzon se Qeveria vonon dy javë të plota me masa konkrete dhe tani thotë se qytetarët do ta paguajnë interesin e lartë të huamarrjes së pushtetit.

Ile Petreski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...