Pak pasi u bë me dije se mbretëresha Elizabeth II do t’u ndalonte dukës dhe dukeshës së Sussex-it, Harry dhe Meghan, të përdornin termin “royal” (mbretëror), këta të fundit dhanë një deklaratë për shtyp me disa kunja të lezetshme. Kështu nëse mbretëresha ka në plan të ndalojë çiftin të përdorë termin –royal– në organizatat që do të themelojnë apo në kanalet e komunikimit publik, natyrshëm lind pyetja se çfarë emri do të përdorin?

Duket se situata gjeti një zgjidhje. Mikesha e Meghan-it, stilistja Jessica Mulroney, regjistroi një domain të ri. Sipas Daily Mail, ajo regjistroi faqen sussexglobalcharities.com.

Është pak e paqartë pse ishte Jessica ajo që regjistroi faqen, megjithëse mendohet se Meghan dhe Harry preferuan ta mbanin çështjen private derisa Daily Mail e zbuloi, kuptohet.

Sipas burimeve pranë dukës dhe dukeshës së Sussex-it, ata nuk ishin aspak të lumtur për mospërdorimin e termit “mbretëror”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...