Taylor Swift, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë një histori të bujshme debati, e cila ka nisur katër vite më parë.

Gjithçka ka nisur për shkak të këngës “Famous”, ku Kanye e quan Taylor-in kurvë. Pas publikimit të këngës, këngëtarja tha se ishte e fyer pasi askush nuk e kishte pyetur më parë nëse ajo dëshironte apo jo që të përmendej.

Por, çifti e mohoi deklaratën e saj dhe tha se Taylor është një gjarpër, pasi reperi më herët e kishte pyetur.

Megjithatë, pak ditë më parë debati u rindez dhe në Twitter u publikua një video ku tregohej biseda që ka bërë Taylor dhe Kanye para publikimit të këngës.

Në video shihej se Kanye po tentonte t’i mbushte mendjen këngëtares për ta bërë pjesë të këngës.

Pas publikimit të videos, ka reaguar Kim Kardashian, e cila tregoi me detaje versionin e saj të ngjarjes dhe thotë edhe një herë se këngëtarja po gënjen.

“Taylor Swift ka zgjedhur që të ndezë një debat të vjetër që në këtë pikë po tregohet shumë egoiste krahasuar me faktin që miliona viktima reale po vuajnë tani. Nuk mendoja se ishte e nevojshme që të bëja një koment dhe aktualisht më vjen shumë turp që ta bëj tani.

Por, meqë ajo vazhdon të flasë për këtë mendoj se nuk kam zgjidhje tjetër vepse t’i kthej përgjigje sepse ajo po gënjen.

Për të qenë e qartë! Problemi i vetëm që kam pasur rreth kësaj situate ishte se Taylor gënjeu nëpërmjet publicistit të saj, i cili tha: ”Kanye asnjëherë nuk më mori në telefon që të pyestë për këtë”.

Siç mund ta shihni, ata kanë folur për këtë asnjë nuk e mohoi se fjala “kurvë” është përdorur pa lejën e saj.

Në kohën që ata kanë folur kënga nuk ishte shkruar e gjitha, por në video shihet se ajo e manipuloi të vërtetën e bisedës në deklaratë kur skuadra e saj tha se kishte paralajmëruar që kënga të mos dilte.

Gënjeshtra nuk ishte për fjalën “kurvë” ishte rreth asaj nëse ata kishin folur në telefon dhe rreth tonit që kishte biseda. Unë nuk i editova provat (gënjeshtër tjetër)- unë thjesht postova disa pjesë në Snapchat që të sqaroj situatën dhe kur doli video e plotë, nuk tregon të kundërtën.

Për të shtuar, Kanye si artist ka gjithë të drejtën të dokumentojë të gjithë procesin e tij muzikor, ashtu si ajo bëri me dokumentarin e saj të fundit. Kanye ka dokumentuar të gjithë proceset e albumeve të tij për një arkivë personale gjithsesi, ai nuk i ka publikuar për publikun dhe telefonata mes tyre duhet të kishte qëndruar private, ose do të kishte shkuar në kosh nëse nuk do të kishte gënjyer”, tha Kim për të vendosur pikat mbi ‘i’.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...