Forcat policore në Florida, besojnë se një burrë 35-vjeçar ka vrarë gruan e tij në dhjetor të 2017-s e më pas është shtirur si ajo për të fshehur krimin. Më vonë, ai vrau edhe prindërit dhe vëllain e gruas së tij.

Sipas Tampa Bay Times, viktima, Jamie Ivancic, 21 vjeçe, foli për herë të fundit në telefon me të motrën, Karma Stewart, në 25 janar 2018. Gjatë video telefonatës, Stewart tregon se Ivancic i tha se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen, tashmë 25 vjeç. Pas asaj telefonaate, Stewart s’foli më kurrë drejtpërsëdrejti me të motrën. Herë pas here, ajo dhe familja e saj, merrnin mesazhe nga numri i Ivancic, tek-tuk dhe foto të fëmijëve që kishte me Svensen-n.

Kur familja e Ivancic përpiqej të fliste me të në telefon, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Policia nuk e di për sa gjatë i ka mashtruar njerëzit Svensen, por ajo telefonatë e Ivancic me të motrën ka qenë më shumë mundësi e fundit për viktimën.

Thuajse një vit pas asaj telefonate të fundit, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj. Svensen ishte i dyshuar vetëm në këto vrasje. Më 3 janar, ai u kap në makinën e gruas së tij dhe u arrestua në bazë të dyshimit të mësipërm. Gjatë marrjes në pyetje, ai zbuloi se kishte vrarë familjen në fjalë, si dhe gruan e tij sipas the cut.

Më 8 janar, hetuesit njoftuan se Svensen është akuzuar për vrasjen e Ivancic, trupi i të cilës u gjet në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti.

Momentalisht, Svensen po mbahet në burg për tre vrasje të gradës së parë. Nuk dihen ende motivet e vrasjeve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...