Rikthimi i tij në Formula 1 u prit me shumë bujë, por pas vetëm një sezoni Robert Kubica do të largohet nga makina Uilliams. Piloti polak, gjatë konferencës për shtyp në Singapor, ku të dielën zhvillohet gara e radhës së botërorit, dha lajmin e divorcit nga makina britanike.

Nuk do të vazhdoj me Uilliams sezonin tjetër. Do të ndalem dhe do të shoh për mundësi të tjera që do të kem, në disiplina të tjera. M’u desh shumë energji e vullnet që të rikthehesha në Formula 1 dhe objektivi im ishte të qëndroja, por jo me çdo kusht. Dua të bëj diçka që të më japë kënaqësinë e garës dhe ky sezon ishte shumë i vështirë, si nga ana e rezultateve ashtu dhe nga ana fizike. Falënderoj skuadrën për mundësinë që më dha, por mendoj se mora vendimin e duhur”, tha Robert Kubica, që u rikthye në Formula 1 pas 7 vitesh, por pa sukses.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...