Ylli i “High School Musical” dhe aktori Austin Butler i kanë dhënë fund romancës 9-vjeçare, shkruan “US Weekly”.

Lajmin, deri më tani ishte i ditur vetëm nga njerëzit e afërm. Asnjëri prej të dyve nuk ka akoma një koment publik për ndarjen pas 9-vitesh lidhje.

Vanesa dhe Austin janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “High School Musical”, në kohën kur ajo ishte e dashura e Zac Efron.

Çfarë i bind edhe më njerëzit të mendojnë se romanca ka marrë fund është fakti që dyshja nuk i kaloi bashkë pushimet e fundvitit.

Ende nuk dihet kur janë ndarë, por hera e fundit që Austin postoi një foto me të ishte në korrik, për të festuar premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ndjekësit u prekën shumë nga ky lajm sigurisht, por nga ana tjetër disa zemra u shëruan shpejt kur ata kuptuan se tashmë Vanesa dhe Zac Efron janë single, mbase është koha për një ribashkim të “High School Musical”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...