Tenistja amerikane Serena Viliams e cila pas 14 muajve u kthye për të luajtur tenis, në turneun që po zhvillohet në Indiana Vells, iu ka dhënë fund garave. Në raundin e tretë të këtij turneu me rezultatin 2:0 e mundi motra e saj Venus Viliams. Deri më tani motrat Viliams mes vete kanë zhvilluar 29 ndeshje, prej të cilave 12 i ka fituar Venusi. Ndryshe për Venusin, ishte kjo fitorja e parë ndaj Serenës e shënuar pas plotë katër viteve. Fitoren e fundit ajo e kishte shënuar në turnuen e Montrealit. Ndërsa në konkurenc ëtë meshkujve kampioni aktual Rozher Federer në përballjen me Filip Krajinoviç nuk pati kurfar probleme dhe u kualifikua në 1/8 e finaleve të këtij evenimenti.

Shpërndaj me