Ish-banori i Big Brother 7, Valer Kolnikaj, duket se do të “tradhtojë” Malësinë, pasi pas 7 viteve punë si doktor e drejtor, do të nisë një punë të re.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Valer Kolnikaj tha se tashmë e pret një vend i ri pune.

Pas banorëve të qendrës shëndetësore ku punon prej vitesh, Valeri tanimë do të punojë si doktor në burg.

Ai u shpreh i entuziazmuar për punën e re e madje tha se kishte shkuar një herë në burg për të parë situatën dhe nga dy orë që i ishte kërkuar të qëndronte, ndenji 5 orë të plota.

Valer Kolnikaj tashmë do të nisë punën e re pasi mbaroi edhe angazhimi i tij me “Dancing ëith me”, për të cilën tha se fituesi ishte përcaktuar.

Gjatë një interviste ai tregoi se fituesi i spektaklit ishte bërë i ditur që më parë.

Sipas tij, meqë Era Rusi s’do të fitonte “Festivalin e 58-të të RTSH-së”, do të shpallej fituese e “Dance With Me”.

“Kishte shumë konkurrentë që thoshin:Ma bëni hallall për pikët që u dhashë sot. Por ndërkohë u bë e përsëritur, dale pak tani. Unë e dija që në fillim që do e fitonte Era. Jo Flori.”- u shpreh Valeri sipas “Blitz.al”, dule treguar se konkurrentët edhe kanë kërcënuar jurinë për pikët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...