Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po divorcohen pas më pak se një viti martesë. Një deklaratë nga përfaqësuesit e Miley-t, dhënë CBS-së, nënvizonte se çifti ka rënë dakord të ndahet.

Këngëtarja dhe aktori u takuan 10 vite më parë në setin e dramës së Nicholas Sparks-it, “The Last Song” (“Kënga e fundit”). Çifti ka patur një marrëveshje me ulje dhe ngritje; ata u ndanë për një periudhë të shkurtër në 2013-n, para se të ktheheshin së bashku sërish në 2015-n dhe të martoheshin në 2018-n.

Miley konfirmoi në dhjetor dasmën në mediat sociale duke ndarë foto të ceremonisë. Ata u martuan në shtëpinë e saj në Franklin, në Tennessee, përpara një grupi të ngushtë njerëzish, familjarësh dhe miqsh.

Që para njoftimit të divorcit, Miley postoi një foto të sajën në Instagram, me fansat që nisën të spekulonin menjëherë se unaza e saj e martesës mungonte dhe se kjo do të thoshte diçka./TCH

Loading...

Shpërndaj me

Loading...