Nuk ka datë konkrete se kur do të vazhdojnë negociatat ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë Speciale.

Komunikime joformale ka çdo ditë, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Ai ulë tensionin ndërmjet Deskoskës dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili thotë se nuk do të caktojë mbledhje për votimin e Ligjit gjatë fushatës zgjedhore. Në Facebook njoftoi se komunikimi i mëtejshëm do të bëhet vetëm në rrugës institucionale.

Hapi i parë është arritja e një konsensusi. Le ta arrijmë tek ai moment që të kemi numra për të kaluar ligjin, në fakt, kemi një konsensus, tjetra është shumë lehtë – tha Bujar Osmani, zëvendës Kryeministër për çështjet evropiane.

Sipas Osmanit, opozita ishte më e shqetësuar me çështjen se propozimin e kujt do të zgjidhej një prokuror publik, sesa me çështjet tjera të Ligjit të Prokurorisë Publike. Ai është optimist se ligji do të miratohet deri në mbylljen e raportit të progresit për vendin, sepse specialja është një nga tre shtyllat në luftën kundër korrupsionit me të cilin vendi, sipas tij, mund të thotë se ka siguruar sundimin e ligjit. Publikimi i raportit evropian do të jetë më 29 maj. Për 20 ditë, duhet të miratohet nga 28 shtete anëtare, që më 18 qershor, vendi të marrë një rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ne presim që të marrim një nga raportet më të mira, nga ato që kemi marrë deri tani, pra të marrim një rekomandim të pastër si kristali – u shpreh Bujar Osmani, zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane.

Në Gjermani dhe Holandë, një vendim i tillë duhet të kalojë në parlament. Osmani njofton se së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov edhe në Bundestag do të shpjegojnë pse vendi meriton të marrë një rekomandim të pastër dhe të punojë paralelisht në anëtarësimin, derisa vazhdon paralelisht procesi i reformave në vetë Bashkimin Evropian.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...