Subjektet parlamentare vlerësojnë se Komisioni juridik-ligjvënës duhet të konstatojë se abolimi i ish presidentit Gjorge Ivanov është jo ligjor dhe jo kushtetues. VMRO-DPMNE-ja, ish funksionarët e së cilës u përfshinë nga falja, pretendon se kjo është lojë e pushtetit me qëllim mbulimin e dështimeve të tyre.

Nuk e kemi për qëllim që të futemi në lojërat e pushtetit e cila duke pasur shumicën, po ushtron forcë politike ndaj gjyqësorit. Si parti politike, pushtetit nuk do t’i japim asgjë arsye që me lojërat e tyre t’i mbulojnë dështimet për reforma në gjyqësor -tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja thonë se Hristijan Mickoski duhet të heqë dorë nga kërkesa për amnisti dhe të mbështes qëndrimin se falja e Ivanovit ishte jo kushtetuese.

I bëjmë thirrje edhe njëherë Hristijan Mickoskit, që në vend të propozimeve jo serioze të kërkojë publikisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ta mbështesin qëndrimin se abolimi i Ivanovit është jo ligjorë dhe jo kushtetuese. LSDM-ja nuk do të lejojë amnisti. Përgjegjësi patjetër të ketë – u shpreh Snezana Kalevska-Mileska, deputete e LSDM-së.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se për faljen e Ivanovit duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij nuk guxon t’i nënshtrohet ndikimeve politike. Sela shton se subjekti i tij është kundër çdo lloj amnistie mbi përgjimet dhe 27 prillin.

Gjykata Kushtetuese duhet si fillimi të deklarohet ka ligj për falje ose nuk ka ligj për falje. Këtu ka interpretime nga format më të ndryshme. Dëgjoj që Komisioni që duhet merret me këtë çështje, deklaron që nuk kemi pse merremi me këtë çështje sepse nen të tillë nuk ka. Natyrisht që vlerësojmë që gjithsecili duhet përgjigjet. Ne jemi kundër çdo amnistie që lidhet me përgjimet dhe që lidhet me 27 prillin – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Lëvizja Besa këmbëngul në formimin e Komisionit Shtetëror për reforma në gjyqësor, me qëllim që politika të mos mund të imponojë vendime gjyqësore.

Është mese e nevojshme që presidenti Stevo Pendarovski të marr në konsideratë propozimin tonë për formimin e një Komisioni Shtetëror të përbërë nga ekspert të brendshëm dhe të jashtëm si nga SHBA-të dhe BE-të. Përmes këtij komisioni të fillon reforma thelbësore dhe cilësore në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe prokurorisë – u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.

Falja e ish presidentit Gjorgje Ivanov për të akuzuarit në rastet e PSP-së dhe rastet tjera penale, si “Mit-marrja” ku ishte përfshirë kryeministri Zoran Zaev ishte anuluar pas reagimeve të bujshme në opinion. Ivanov aso kohe thirrej në dispozita e ligjit i cili ishte abroguar në vitin 2009.

Adrian Kerimi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...