Me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Demokracia e Re, Agimi Artë dhe Lidhja e centralistëve ishin kundër, ndërsa Partia Komuniste votoi me abstenim.

Për dy propozim ligjet, deputetët e pranishëm në Parlament, në dy votime të veçanta elektronike, e shprehën qëndrimin e tyre, i cili u numërua si qëndrim i partisë.

Votimit i ka paraprirë një debat që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë./MIA

Loading...

Shpërndaj me

Loading...