Ligjvënësit britanikë me shumicë votash kanë miratuar vendimin që i lejon kryeministres, Theresa May, të kërkojë nga Bashkimi Evropian shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kjo nënkupton se Britania mund të mos e braktisë BE-në më 29 mars.

Kryeminstrja May thotë se shtyrja mund të jetë në afat prej tre muajsh, deri më 30 qershor, nëse ligjvënësit e votojnë marrëveshjen për për këtë çështje javën tjetër.

Nëse ata e kundërshtojnë marrëveshjen për shtyrje tre mujore atëherë May tha se do të kërkojë shtyrje më të gjatë, mirëpo për këtë, duhet të pajtohen 27 vendet anëtare të BE-së.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.

Shpërndaj me