Në Japoni, gjegjësisht në Tokio 14% e komunikacionit zhvillohet me biçikleta. Pikërisht kjo ka shtyrë kryeqytetin e Japonisë që të ndërtojë parkingje nëntokësore për biçikleta.

Ideja e tyre se trotuaret duhet të jenë të lirë për këmbësorët që të mos hasin në pengesa, ka shtyrë autoritetet të marrin një veprim të tillë.

Parkingjet e reja në Tokio do të quhen Eco Cycle dhe nga jashtë të japin përshtypjen e kabinave të mëdha telefonike, edhe nëse shikoni brenda të bëjnë të dyshosh se është rrugë qorre.

Për vetëm 8 sekonda çiklistët do të munden të parkojnë, gjegjësisht të tërheqin mjetin e tyre të udhëtimit në rastin konkret biçikletën.

Nuk përbën asnjë problem nëse në parking janë të parkuara edhe mijëra të tilla pasi parkingu është ndërtuar i atillë që ti sillet biçikleta shoferit për vetëm 8 sekonda.

Çmimi mujor i këtij shërbimi është vetëm 25 dollarë, ndërsa në Japoni deri tani janë ndërtuar 50 të tillë./Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...