Parisi mbetet i rezervuar për përfundimin e samitit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un për denuklearizimin e Koresë së Veriut, deklaroi sot ministrja franceze e Ushtrisë, Florence Parly duke kërkuar të mos krijohet besimi që kjo çështje mund të zgjidhej menjëherë.

“Është shumë pozitive që ky takim të zhvillohet (…) por në të njëjtën kohë besoj se duhet të jemi të duruar”, theksoi ajo në kuadër të hapjes së sallonit ndërkombëtar të mbrojtjes dhe sigurisë, Eurosatory, pranë Parisit.

“Duhet të presim në mënyrë shumë pragmatike rezultatet e këtij takimi historik në Singapor mes presidentit amerikan dhe homologut koreano-verior, pa asnjë naivitet dhe pa menduar se të nesërmen gjërat do të zgjidhen si me magji”, theksoi ajo.

Takimi mes dy krerëve, shumë i paimagjinueshëm disa muaj më parë, është parashikuar të martën në mëngjes në një hotel luksoz në qytetin aziatik.

Donald Trump është presidenti i parë amerikan në detyrë që do të negociojë me një trashëgimtar të dinastisë së Kim-ëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...