Kristiano Ronaldo nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te Juventusi. Ai po vuan, pasi nuk po arrin të bëjë diferencën dhe taktikat e trajnerit Maurizio Sarri nuk e favorizojnë. Sulmuesi dhe trajneri kanë patur përplasje pas zëvendësimit që tekniku italian i bëri portugezit, ndërsa e ardhmja mbetet me shumë dritëhije. ediet italiane kanë spekuluar se Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Torino për t’u sistemuar në një ekip të ri. Situata duket se nuk është aq e zezë dhe portugezi nuk do t’i japë lamtumirën bardhezinjëve në këtë edicion. Drejtori Fabio Paratici siguron tifozët se CR7 do të mbetet në “Allianz Stadium”.

“Ronaldo do të tregojë se është më i miri. Në opinionin tim, ai e meriton topin e artë. Portugezi do të jetë me Juventusin sezonin e ri pa asnjë dyshim. Ai do të fitojë një tjetër top të artë me ne dhe ne do e mbështesim”, – tha zyrtari i kampionëve.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...