Lamborghini unik Hurracan është shitur për 715 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako. Paratë nga shitja do të dedikohen për financimin e disa projekteve të bamirësisë. Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfituesit e shifrës. Vetura i ishte dhuruar Papa Franchesco nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit. Lamborghini Hurracan ka 573 kuaj fuqi dhe posedon motor V10.

Shpërndaj me