Papa Françesku ishte sot në praninë e përfaqësuesve të popujve indigjenë të Amazonës, për të mbjellë në mënyrë simbolike një pemë në kopshtet e Vatikanit, gjatë një feste lutjeje, përzier me rite e simbole fetare të rajonit të Amazonës.

Dy ditë para hapjes së një asambleje kushtuar Amazonës, Papa Françesku mori pjesë në një ceremoni të gjatë rreth mbjelljes së një peme të vogël lisi jeshil nga qyteti italian i Assisi-t, në ditën e festës së Shën Françeskut të Asizit, që themeloi urdhrin françeskan.

Kjo festë shënon 40-vjetorin e shpalljes së Shën Françeskut si mbrojtës i ekologjistëve, më 29 nëntor, nga Papa Gjon Pali II.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...