Filmi i Marvel, “Pantera e zezë”, ka mbledhur më shumë se 1 miliardë dollarë në kinematë e botës. Është filmi i pestë i Marvel Universe që arrin këtë shifër. Në film shfaqet Chadëick Boseman si sundimtari antikrim i Wakanda-s, një vend afrikan imagjinar, me teknologjinë më të avancuar në botë. Fituesja e çmimit Oscar, Lupita Nyong’o, Michael B. Jordan dhe Daniel Kaluuya luajnë në role të tjera kyçe, me yllin e “The Hobbit”, Martin Freeman, si agjenti i CIA-s, Everett Ross.

Filmi ka marrë lëvdata për shkak se ndryshon rregullat e lojës, pasi ka një kast aktorësh kryesisht me ngjyrë dhe një producent me ngjyrë, Ryan Coogler.

Bazuar në vlerësimet e Disney-t për shitjen e biletave, filmi kapërceu shifrën e 1 miliard dollarëve në ditën e 26 të daljes së tij nëpër kinema. Sipas sajtit të informacionit për filma, IMDB, 32 filma kanë arritur këtë shifër, mes tyre “Skyfall” i James Bond, “E bukura dhe bisha” me Emma Watson dhe klasiku modern për fëmijë, “Frozen”. Më herët këtë javë, shifrat në Britaninë e Madhe treguan se “Black Panther” po linte prapa superheronj që varionin nga Iron Man, Thor apo Captain America, pasi mblodhi 35.4 milionë paundë në tre javë.

Shpërndaj me