Mes degustimit të produkteve dhe nënshkrimit të kontratave të majme të eksportit, në Bordeaux të Frances u çel panairi më i madh i verës, një magnet për vendas e të huaj. Përballe një konkurrence të ashpër nga evente të ngjashme jashtë kufijve, takimi global i profesionisteve të fushës, synon ta përforcoje imazhin e edicionit tëë tij të 20-të duke i hapur për katër ditë dyert më shumë se  1,600 ekspozuesve nga 29 vende të ndryshme. Që prej edicionit paraardhës të 2017-ës, grupi Vinexpo kishte humbur më shumë se një të katërtën e atyre që ekspozojnë verën e tyre në këtë mënyrë pasi tani janë bërë mjaft joshëse edhe sallonet e Nju Jorkut, Parisit apo Shangait. Shpresat janë që ky ngërç, të kapërcehet.

“Këtë herë kemi 1600 ekspozues nga gati 30 shtete të ndryshme dhe këtu përfshijmë edhe vende si Turqia apo Vietnami, që nuk kanë marrë pjesë më parë. mund ta them se ky edicion është mjaft i pasur në llojin e tij; mund të jetë pak më i vogël se ato të viteve 2000, por në përgjithësi, konsiderojmë se i përmbush pritshmëritë e tregut “, tha Rodolphe Lameyse i Vinexpo CEO.

I rezervuar profesionisteve, panairit i lejon dhe blerësve që të gjejnë verëra e pije të tjera ndërkombëtare nga më të ndryshmet, si për shembull një Beaujolais ( bozhole) për restorantin, një Sauternes për tregtim, një verë argjentinase për një importues kinez apo dhe një Armagnac për një blerës europian.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...