Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, po qëndrojnë në Prishtinë. I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka takuar fillimisht presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më pas në ambasadën e Amerikës ka pritur kreun e Lëvizje Vetëvendosje, kandidatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës Albin Kurtin.

Palmer e Grenell në Kosovë, në fokus dialogu me SerbinëAmbasada Amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut. Përveç Grenell, Ambasada e Amerikës ka bërë të ditur se në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.

Kjo vizitë, vjen në kohën kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të sjellin ndryshime të mëdha në pushtet, ngaqë dy ish-partitë e bllokut opozitar kanë dalë fituese.

Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës janë bllokuar si pasojë e taksës që u vendos gjatë qeverisë së kaluar, nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Kurti, si kandidati fitues për kryeministër, paraprakisht nuk e ka përjashtuar mundësinë e heqjes së taksës, por gjithmonë duke kujtuar se Kosova në atë pozitë do të vendoste masa reciprociteti ndaj Serbisë.

 Besian Leka

Loading...

Shpërndaj me

Loading...