Pakujdesia në ushqim gjatë verës mund të shkaktojë përkeqësime serioze të shëndetit të njeriut. Mjekët apelojnë për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe përdorimit të ushqimit, posaçërisht gjatë këtyre ditëve kur ndryshimi i temperaturave është i menjëhershëm. Mjeku Behar Kamberi përkujton se në këtë sezon paraqiten viruese të ndryshme që në të shumtën e rasteve janë të shoqëruara me diarre dhe të vjella.

Kjo vjen zakonisht si pasojë e asaj se ushqimet, produktet ushqimore nuk ruhen dhe nuk pastrohen sa duhet. Këtu më tepër duhet të përmendim ushqimet të cilat kanë përmbajtje proteinike, gjegjësisht mishrat si dhe ato të cilat me vete përmbajnë karbohidrate, gjegjësisht sheqerna, siç janë ëmbëlsirat. Çdo patologji e cila e prek sistemin organik, jep edhe manifestim në lëkurë. Pra gjatë verës poret e lëkurës janë më të hapura shkaku i nxehtësisë dhe normalisht që kontakti me agjensat është pak më i lehtë dhe mund të vjen deri te irritimet e lëkurës. Prandaj preferojmë që lëkura të pastrohet, sa më pak të jetë e djersitur”-tha Behar Kamberi, mjek.

Shumë prej qytetarëve që anketuam në rrugë dhe tregje shprehen se janë të kujdesshëm ndaj higjienës dhe ushqimeve që konsumojnë. Shumë prej tyre thonë se kujdes të posaçëm i kushtojnë prodhimeve të qumështit dhe vezëve që vazhdojnë të shiten në ambiente të hapura.

 “Prodhime qumështi nuk blej në treg, këto I siguron gruaja ime. Ajo blen prodhime që janë të sigurta. Kjo varet nga populli, kush ku blen, për shembull këtu i blejnë ullinjtë ndërsa ato qëndrojnë në të hapur. Dihet, ullinjtë duhet të blihen të vakumuar, të shëndetshme dhe të qëndrueshme”.

“A i blini prodhimet e qumështit në treg? Një herë e kam pësuar dhe nuk blej më. Dikur blija në Bit Pazar. Herën e parë qumështi ishte shumë i mirë, herën e dytë I keq ndërsa herën e tretë ishte për askund. Prandaj kurrë më nuk blej në treg.

“Blejmë pemë dhe perime në treg. Këtu shiten edhe prodhime qumështi dhe vezë? Jo, këto nuk i blej në treg, i blejmë në dyqane, kujdesem se çfarë blejë”

 “Patjetër gjithçka të vendosim në frigorifer, kemi kujdes edhe me datat kur blejmë në dyqane”.

Mjekët apelojnë që qytetarët gjatë verës të konsumojnë sa më shumë ujë ndërsa të shmangin lëngjet e gazuara dhe pijet alkoolike. Më të rrezikuarit gjatë ditëve me temperature të larta janë personat e moshës mbi 65 vjet dhe fëmijët nën 5 që duhet qëndruar në ambiente mirë të ajrosura dhe të freskëta, mirëpo jo me dallim të lartë të temperaturës së jashtme dhe asaj të brendshme.

 Melihate Rustemi  

Loading...

Shpërndaj me

Loading...