Goli i parë në një skuadër të re është gjithmonë i veçantë e duhet festuar, aq më tepër te Milani. Por për Lukas Paketa, goli i tij i parë me fanellën kuqezi ka qenë më emocionues se zakonisht, pasi futbollisti që iu bashkua në janar kuqezinjve, ka kujtuar pikërisht të kaluarën e tij. Goli ndaj Kaljarit iu kushtua pikërisht Flamengos, klubit nga u transferua futbollisti vetëm pak javë më parë dhe ku këtë javë ndodhi një tragjedi e rëndë pasi u shkrumbua qendra stërvitore dhe humbën jetën 10 futbollistë të rinj. Ndaj lojtari u shfaq i mallëngjyer pasi golit dhe ia kushtoi atë pikërisht futbollistëve që kishin humbur jetën.

Ishin ditë të veçanta për mua. Të jem te Milani për mua është një ëndërr, por për shumë vite kam jetuar te konvikti i Flamengos”, shpjegoi ai mallëngjimin e tij pas golit të shënuar.

Loading...

Shpërndaj me