Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%. Këtë e njoftoi ministri i Arsimit Arbër Ademi, pas takimit  të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut.  Megjithatë, kreu i Sindikatës Joakim Nedelkov thotë se ky propozim i Qeverisë duhet të shqyrtohet së pari në Këshillin e SASHK-ut, për të vendosur  nëse do të pranojnë një rritje të tillë. Sipas Sindikatës nuk është propozim I keq, por sigurisht se mund të ketë edhe më shumë. Sipas Nedellkovit atyre i takon të kërkojnë, ndërsa Qeveria e ka në dorë nëse  do t’i plotësojë kërkesat e tilla. Takimi I sotëm erdhi pasi përfundoi afati 1 javor që  i ishte dhënë Ministrisë së Arsimit për të vendosur rreth rritjes prej 25% të rrogave./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...