Kryeministri Zoran Zaev dje vetëm paralajmëroi, ndërsa sot konfirmoi se qeveria planifikon ta rritë rrogën minimale. Përmes procesit transparent, thotë Zaev, do të bisedohet me sindikatat dhe me punëdhënësit dhe do të kërkohet zgjidhje adekuate. Kryeministri vlerëson se ka hapësirë për rritje plotësuese të rrogës minimale e cila tani është 12 mijë denarë. Sipas tij rritja e rrogës minimale do të ndikojë edhe në rritjen e rrogës mesatare në sektorin privat. Procesi i bisedimeve me palët e prekura për rrogë më të lartë minimale, duhet të fillojë sa më shpejtë, paralajmëroi kryeministri Zaev.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...