Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska thotë se rritja e rrogës minimale ka dhënë rezultatet e duhura. Kryeministri Zoran Zaev për këtë vit paralajmëroi edhe një rritje të rrogës minimale, por për këtë dje reaguan nga FMN-ja. Ata vlerësojnë se rritja e re do ta rritë edhe ekonominë e zezë dhe papunësisë tek të rinjtë. Sot ministrja Carovska nuk kishte përgjigje konkrete për shqetësimet e FMN-së.

Ne si ministri miratuam strategji të posaçme për ekonominë joformale dhe e operacionalizuam në plane. Me rëndësi është se tani po grumbullohen të dhënat, po ndiqet dhe shihen mundësitë e zvogëlimit të saj”- tha Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryeministri Zaev në fillim të vitit paralajmëroi se ka hapësirë për edhe për një rritje të rrogave minimale pa e treguar pragun deri ku mund të rriten. Tha se për këtë do diskutojnë me organizatat sindikale dhe me sektorin e biznesit. Ndryshe,  nga FMN-ja thonë se nëse qeveria sërish u kërkon me ligj kompanive të paguajnë rroga më të larta për të punësuarit, kjo mund të shkaktojë efekte negative, gjegjësisht firmat eventualisht mund të gjejnë mënyra për të mos i punësuar të punësuarit e tyre, ndërsa do i paguanin në mënyra të ndryshme joligjore.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...