Rroga mesatare e paguar në dhjetor ka qenë 26.836 denarë, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në nivel vjetor, statistika ka llogaritur se rroga neto shënon rritje për 4.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritjen e kanë gjeneruar sektorët e transportit dhe deponimi, objekte për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim si dhe ndërtimtaria ku rrogat në nivel vjetor janë rritur për 12%. Ekspertët nga sfera e financave komentojnë se rritja e rrogave në sektorin publik, por edhe në atë privat është për shkak të uljes së papunësisë dhe për shkak të problemit të deficitit gjithnjë e më të madh të kuadrove të kualifikuara.

Rritja e pagës minimale, shumë pak ose aspak nuk ka pasur ndikim në rritjen e pagave tjera. Në vend të të ashtuquajturave spirale e pagave, është bërë përqendrim i pagave që janë mbi atë minimale dhe rreth pagës minimale- tha Bllagica Petrevski, FINANCE THINK.

Gjendja me pagën mesatare ishte shkak i mjaftueshëm për përplasje të re politike mes pushtetit dhe opozitës. Sipas VMRO DPMNE-së, raporti i statistikës është manipulim i kulluar ndaj qytetarëve ndërsa pushteti çdo gjë që ka rritur janë shpenzimet e jetesës. Por nga LSDM pohojnë që rritja e pagave është falë politikave përgjegjëse të pushtetit. Sllovenia ka paga më të larta mesatare në rajon prej 1100 eurove ndërsa Kroacia mbi 900 euro. Paga më të ulëta apo paga mesatarisht identike me Maqedoninë e Veriut ka vetëm Shqipëria prej afër 430 eurove.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...