Nesër Komisioni Evropian publikon Strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerëson pozitivisht faktin se BE-ja sërish ka interes për anëtarësimin e rajonit në BE. Osmani tha se pret që në këtë strategji Maqedonia të merr sinjal për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ai siguroi se Qeveria po punon në realizimin e reformave, por se ngecja e të njëjtave ndodh për shkak të mungesës së kuorumit parlamentar. Osmani gjithashtu theksoi se vendi po punon në mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët, siç është ajo e emrit me Greqinë.

“Mendoj që kjo strategji do të jetë kredibile poqëse do të jep një kornizë të tillë kohore: 2025-ta është viti kur vendet e para të Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE. Presim që Maqedonia në këtë kornizë të merr sinjale për fillim të negociatave qysh në këtë vit ose të merr datë për fillim të bisedimeve, por edhe t’i jepet mundësia që të kap targetin 20-25 sikurse vendet tjera, natyrisht poqë se plotëson kriteret. Ashtu që janë momente shumë të rëndësishme. Mendoj që koordinimi i vendeve të rajonit do të shton edhe më tepër mundësinë dhe perspektivën për të arritur këto qëllime”, deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.


Osmani takon ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani do të ketë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), janë ftuar ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

“Takimi mbahet vetëm një ditë para daljes së Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë edhe tema kryesore e takimit, ku pritet të hapen edhe tema të tjera të interesit rajonal, siç janë: cikli i radhës i Raportit të Komisionit Evropian për vendet aspirante për anëtarësim, progresi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, potencialet për bashkëpunim në kuadër të procesit të Berlinit”, njofton SÇE

Loading...

Shpërndaj me

Loading...