Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë pati takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren.

“Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane” – theksoi Osmani, duke potencuar mbështetjen të cilën vendi e pret nga Mbretëria e Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, në prag të vendimit të madh në tetor për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit.

Në këtët takim, ndër të tjera, Z.Osmani referoi edhe për zhvillimet aktuale në vend, lidhur me progresin në fushat kyçe si që janë sundimi i së drejtës, reformat në shërbimet e sigurisë, gjyqësori dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në kuadër të vizitës së punës në Suedi, Osmani më herët pati takime edhe me Kryetarin e Parlamentit Andreas Norlen, si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson.

Vizita në Mbretërinë e Suedisë është pjesë e turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani të vizitave në kryeqytet evropiane para mbajtjes së Këshillit të Evropës në tetor, që vazhdon me vizitën në Bruksel e më pas në Berlin, Vashave etj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...