Kampioni i Maqedonisë në futboll , KF Shkëndija të martën do të.zhvillojë ndeshjen kthyese në.kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës estoneze, Nome Kalju. Trajneri Osmani nuk do të.ndryshojë formacionin dhe do të shtrojë ekipin e njëjtë,si edhe në Talin.

Shkëndijën e pret ndeshja kthyese. Mendojë se skuadra është përgatitur dhe ka analizuar mirë gabimet e ndeshjes së parë.  Presim rezultat pozitiv dhe kalim në raundin tjetër.- theksoi Qatip Osmani

Na pret ndeshja kthyese. Kemi edhe 90 minuta lojë. Kemi rezultat pozitiv por kjo nuk do të thotë se është kryer puna. Do të japim maksimumin….- u shpreh Armend Alili

Përballja KF Shkëndija – Nome Kalju do të zhvillohet të martën në stadiumi ,,Todor Proeski,, në orën17.00./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...