Shefi i OSBE-së në vend është i shqetësuar për ligjin e ri për PSP-në. Klemens Koja kërkoi që partitë të gjejnë një zgjidhje, që PSP-ja të vazhdojë të punojë pa pengesë. Koja i ndau këto vërejtje në prezantimin e raportit të dytë të organizatës ndërkombëtare kushtuar punës së PSP-së. Në temën mandati i PSP-së, foli edhe prokurorja speciale, Katica Janeva e cila kërkoi ligji të miratohet sa më shpejtë.

“Pasiguria rreth PSP-së është diçka rreth së cilës duhet të kemi kujdes. Jemi të shqetësuar nga propozim ligjin për PSP-në. Jemi të shqetësuar për afatin e PSP-së. Mandati i PSP-së skadon së shpejti. PSP kishte rol kyç në vendosjen e përgjegjësisë dhe është me rëndësi PSP-ja të vazhdojë me punë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë profesionale”-tha Klemend Koja, shefe e misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Shpresoj të miratohet sa më shpejtë. Se PSP do ta marrë kompetencën e saj të gjerë në raport me luftën kundër korrupsionit të lartë në Republikën e Maqedonisë”-pohoi Katica Janeva, PSP.

Në emisionin e mbrëmshëm në televizionin TV 24 ministrja e drejtësisë Renata Deskoska tha se Qeveria është në rrugën e duhur për zgjidhjen e ligjit të PSP-së, pasi tashmë kanë ligj të gatshëm për çka po harmonizohen qëndrimet. Por Deskoska e akuzoi edhe opozitën se po përpiqet t’i bllokojë të gjitha proceset hetuese që për momentin i zhvillon PSP-ja, respektivisht të ashtuquajturat, lëndë të reja.

Ndërkaq lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se akuza e vetme e PSP-së që është pjesë e lëndëve “të reja” është ndaj partisë së tij. Qëndrimi i opozitës është se të gjitha lëndët e reja janë jashtë afatit ligjor dhe si të tilla nuk guxojnë të lejohen.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...