Ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) prej orës 16 deri në orën 5, vendosi Qeveria në seancën e sotme me qëllim të mbrojtjes më të madhe të popullsisë nga përhapja e koronavirusit.

Këtë vendim të Qeverisë, që është kufizim shtesë për lëvizjen e popullsisë gjatë fundjavës, pas konferencës për media të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe e kumtoi zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha.

“Mbeten në fuqi edhe të gjitha ndalesat tjera të sjella paraprakisht. U rekomandoj t’i respektoni të gjitha rekomandimet dhe masat nga institucionet kompetente” tha Hoxha.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...