Opozita maqedonase, fajin për mos-marrjen e datës e hedh te, si thonë ata, paaftësia e pushtetit për te zbatuar reforma. Sipas VMRO-DPMNE-së, datë nuk duhet të presim as vitin e ardhshëm.

Nëse kështu vazhdojnë të punojnë, në fakt, të mos punojnë, dhe të shkëlqejnë siç thonë vetë ata, do të vijë edhe qershori tjetër dhe përsëri nuk do të ketë datë për fillim të negociatave. Kujdes, flasim për datë për fillim të negociatave, jo për anëtarësim në BE. Aq të padobishëm janë që BE-ja nuk dëshiron të japë dritë jeshile për fillim të negociatave? Çfarë paaftësie është kjo? Vërtetë ky është dështim.”- u shpreh Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

Lëvizja Besa kërkon që periudha e ardhshme të shfrytëzohet për zbatimin e reformave sidomos në fushën e gjyqësorit. Sipas tyre, disa vende anëtare janë të interesuara për zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale Publike.

Lëvizja Besa apelon që brenda kësaj periudhe, qeveria dhe të gjithë institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht deri në pritjen e lajmit të radhës duke punuar në reformat e shumëpritura dhe sidomos në pjesën e vërejtjeve nga Komisioni Evropian. Jemi dëshmitarë të faktit se edhe Bundestagu gjerman, edhe parlamenti holandes por edhe shumë ambasadorë të vendeve me ndikim të madh në vendimmarrje në BE, kushtëzuan datën eventuale me ligjin për Prokurorinë Speciale.”- theksoi Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa

Më herët, zbatim të reformave për qëllime të procesit të integrimit kishte kërkuar edhe Aleanca për Shqiptarët.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...