Kompania VIP edhe zyrtarisht ndërron emrin e brendit në A1. Kompania e telekomunikimeve, që është anëtare e Grupacionit A1 Telekom Austri, që në vitin 2017 njoftoi se gradualisht do ta plasojë brendin A1 për të gjitha kompanitë e saj. Nga kjo kompani njoftojnë se me ndryshimin e emrit dhe brendit, janë të gatshëm për teknologjinë 5G, një rrjetë modern optik dhe mobil nga gjenerata e re.

Vizioni jonë si A1 është që të jemi partnerë në digjitalizimin e shoqërisë maqedonase, ta nxitim mënyrën digjitale të jetës dhe të jemi lider për konsumatorët tanë, në epokën tonë digjitale të teknologjive të reja…”- theksoi Misllav Galer- drejtor ekzekutiv i  A1- Maqedoni

Nga Kompania thonë se përkundër ndryshimit të emrit, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e fituara më parë të përdoruesve mbeten të pandryshuara.

Në vitin 2007 kur VIP-a filloi të punojë në Maqedoni kemi filluar me një zyrë të re, ishte një sfidë në telefoninë celulare ne ishim operatori i tretë, por gjërat kanë ndryshuar tani ne jemi shkrirë plotësisht në një operator telekomunikues. Edhe bota ndryshoi në vitin 2007, në grupacionin A1 ishim një grup i kompanive vetëm fikse ose vetëm telefoni celulare. Ky transformim ka qenë me të vërtetë mbresëlënës dhe i fuqishëm, ku ne sot jemi lider në telefoninë, fikse, mobile, televizive, liderë në shumë grupe dhe shërbime të tjera që ne u ofrojmë klientëve tanë “.- u shpreh Tomas Arnoldner – Drejtor i përgjithshëm i A1 Austri

A1 Telecom Group operon në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ofron shërbime të telekomunikimit celular dhe fiks për afërsisht 24 milion konsumatorë.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...