OPEC ka kërkuar sot ndarjen e përgjegjësive nga të gjitha vendet prodhuese të naftës për të garantuar stabilitet në treg, ndërkohë që vendet jashtë kartelit si SHBA-ja pompojnë gjithnjë e më shumë.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës rishikon në rënie parashikimet e saj për rritje të kërkesës për vitin 2019 dhe 2020 duke cituar statistikat ekonomike më pak të mira nga sa parashikoheshin gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe perspektivat në pak optimiste për ekonominë botërore.

Në raportin mujor të saj, publikuar sot, OPEC ka ulur në 1,02 milionë fuçi naftë në ditë në raport me vlerësimin e mëparshëm dhe në 1,08 milionë fuçi naftë në ditë për vitin e ardhshëm.

“Duke marrë parasysh parashikimet për rritjen ekonomike botërore, rritja e kërkesës për naftë është pritur me rreth 1 milionë fuçi naftë në 2019 dhe 2020”, nënvizoi Organizata.

“Kjo nënvizon përgjegjësinë e ndarë të të gjitha vendeve prodhuese për të mbështetur stabilitetin e tregut të naftës me qëllim shmangien e një tranzicioni të padëshirueshëm dhe një rikthimi të mundshëm në një treg të çekulibruar”, përfundon Organizata që ndodhet në Vjenë./atsh

Loading...

Shpërndaj me

Loading...