Omar Imeri, mesfushori i talentuar kuqezi, i cili është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, sipas mediave turke ka nisur bisedimin me skuadrën e njohur të qytetit të Stambollit. Në një nga emisionet sportive të TRT Spor, është diskutuar për merkaton e futbollistëve dhe duke u ndalur te ajo e Fenerbahçes, është komentuar edhe transferimi i mundshëm i Elif Elmas larg këtij ekipi në verë, pasi ndiqet me interes nga shumë klube europiane. Gazetarët kanë bërë të ditur se klubi ka gjetur prej kohësh një zëvendësues mëse të përshtatshëm. Sipas tyre, Imeri dhe përfaqësuesit e Fenerbahçes janë në bisedime për një transferim të mundshëm, edhe pse mbetet për t’u parë qëndrimi i Shkëndijës së Tetovës rreth kësaj çështje. Vëzhguesit e Fenerbahçes kanë ndjekur lojtarin në ndeshjet që ky i fundit ka luajtur në kampionatin e Maqedonisë së veriut, por edhe në ato me fanellën e shpresava të Shqipërisë, ku mesfushori luajti titullar si në sfidën e marsit të humbur 1-2, ashtu edhe në atë të 10 ditëve më parë, kur kuqezinjtë barazuan 2-2 në Stamboll. (vipsport)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...