Tre ditë më parë, Olsi Bylyku u ndalua nga policia sepse qarkulloi me makinë, ndërkohë që ishte e ndaluar. Para se të arrestohej, ai postoi një video me hashtag #qëndronështëpi.

Në 8 mars, Olsi u kthye nga Italia, pra supozohet që nuk duhet të lëvizte nga shtëpia për të zbatuar rregullat e vetë-izolimit. Pas lajmeve nëpër portale, ai u shpreh se “ishte i detyruar të punonte” megjithatë shtoi se “ishte i lehtësuar që zëri i shtetit u dëgjua dhe nuk i duhet të dalë të punojë”.

Ai theksoi se ishte këshilluar me mjekët e Infektivit dhe testi për Covid-19 i rezultoi negativ.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...