Skuadra e Juventusit nuk arsyetoj rolin e favoritit dhe u mposht me 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Olimpik Lionit, në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Kur mendohej se “bardhezinjtë” do të kishin punë të lehtë, në fushë u tregua krejtëisht ndryshe. Mjafton të përmendet fakti që mysafirët arritën të godisnin në portën kundërshtarë vetëm një herë gjatë 90 minuta. Ndërkohë, goli i fitores u shënua nga Lukas Tousart në minutën e 31-të të pjesës së parë. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ronaldo me shokë në ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Stadium’, e cila zhvillohet pas tre javëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...