Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të duelojë ndaj 38-vjeçarit Çez Uiterspun më 12 tetor, duel i vlefshëm për peshën e rëndë. Uiterspun zuri vendin e Tjrone Spodng, që 24 orë më parë doli pozitiv dhe u pezullua. Lajmin e konfirmoi Edie Hearn, menaxher i Usyk dhe organizatori i kësaj sfide. Për ukrainasin kjo është sfida e tij e parë në peshën e rëndë. Usyk, ka shënuar 16 fitore e asnjë humbje në karrierë, duke dominuar në peshën “kruzer” (pesha deri 91kg), ku ishte kampion i padiskutueshëm, gjë të cilën synon ta realizojë ehe në peshën e rëndë. Uiterspun është një boksier me përvojë 38 fitore e 3 humbje në karrierë. Ai ka qenë në listën rezervë për këtë sfidë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...