NBA vijon të dhurojë emocione të forta në sportin e basketbollit. Ndeshja me e zjarrtë u zhvillua në “Toyota Center”, ku Hjustoni ishte mysafir i Oklahoma Siti. Pas një lufte të fortë sportive, vendësit janë mposhtur me rezultatin 117:112. Poll Xhorxh spikati në këtë fitore të Oklahomas, sepse realizoi 45 pikë, tri asiste dhe 11 kërcime. Edhe Rasell Ustbruk nuk mbeti prapa, me “triple-double”, me 21 pikë, 11 asiste dhe 12 kërcime, duke tejkaluar rekordin e Ullit Çeberlenit, i cili realizoi 9 herë radhazi, “triple-double”. Uestbruku numëron 10 dhe mund të vazhdojë të ngrit rekordin e tij. Ndërkohë te Hjustoni, basketbollisti më efikas ishte si gjithnjë, Xhejms Harden, me 42 pikë. U duk se Boston Seltiku, me epërsinë momentale prej 28 pikësh, do ta kishte të sigurtë fitoren ndaj Los Anxhelos Klipers, por fundi rezultoi ndryshe, dhe miqtë triumfuan me rezultat 123:112.

Rezultatet e tjera:

Utah – San Antonio Spurs 125:105
Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers 105:90
New York Knicks – Toronto Raptors 99:104
Atlanta Hawks – Charlotte Hornets 120:129
Memphis Grizzlies – Neë Orlens Pelicans 99:90
Chicago Bulls – Washington Wizards 125:134
Milwaukee Bucks – Orlando Magic 83:103

Loading...

Shpërndaj me