Organizatat Joqeveritare kërkojnë që deputetët ta shfuqizojnë lustrimin para zgjedhjeve. Analizat e “Grupit Bluprint” treguan se procesi ishte keqpërdorur politikisht, nga qeveria e atëhershme e Nikolla Gruevskit, si dhe Brukseli zyrtar kishte vërejtje. Në atë kohë, Komisioni i Lustrimit lustroi persona të ndjerë, si dhe pensionistë, që nuk mund të kryenin detyra publike. Përveç atyre që u shpallën kodoshë, pa të drejtë për tu mbrojtur, kanë vuajtur edhe familjet e tyre.

Si “Grup Blueprint ” ne e mbështesin këtë Ligj dhe besojmë se duhet të zhbllokohet urgjentisht procesi në Kuvend, dhe të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për proces, që ishte një pikë e zezë në shoqërinë tonë dhe ishte përdorur për hakmarrje politike”-tha Sibel Amet, “Grupi Bluprint”.

OJQ-të besojnë se ligji për anulimin e lustrimit u dorëzua nga Ministria e Drejtësisë me shumë vonesë.

Shpresojmë që deputetët t’i përgjigjen kërkesës sonë dhe arsyeja do të mbizotërojë ashtu siç do të thoshin”-pohoi Sibel Amet, “Grupi Bluprint”.

Sipas OJQ-ve, Komisioni i Lustrimit ka kontrolluar rreth 30.000 dosje sekrete. Dyqind persona u shpallën bashkëpunëtorë të shërbimeve, dhe mbi 300 njerëz u lustruan. OJQ-të jo vetëm që kërkojnë të shfuqizojnë lustrimin, por edhe të anulohen vendimet. Ligji i paraqitur nga LSDM-ja, nuk ka mbështetje as nga partneri i koalicionit BDI, dhe as nga VMRO – DPMNE në opozitë, partia që inicioi procesin e lustrimit.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...