Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nuk është i përcaktuar në pjesën për personat fizik. Ky përfundim erdhi nga disa OJQ që punojnë në hulumtime lidhur me zbatimin e kësaj zgjidhje ligjore. Ligji i TVSH-së aktualisht nuk lejon zbatimin ligjor të dispozitave mbi tatimin e personave fizik dhe në këtë mënyrë minon sundimin e ligjit, konsiderojnë nga sektori civil. Ata kërkuan nga qeveria që të sqarojë në ligj se çfarë nënkuptohet me termin “veprimtari ekonomike”. Përveç kësaj konsiderojnë se është gjithashtu mirë të aplikohet një regjistër i personave fizikë që janë obligues të TVSH-së me theks të veçantë, marrëveshjet e autorit.

Në Ligjin për Vlerën e Shtuar në Nenin 6, shkruan se lëndë e tatimit me TVSH-në do të jetë transferimi i të drejtave të autorit, patentat dhe licencat. Pra, nuk thotë se krijimi i një vepre të së drejtës së autorit është një qarkullim, por transferimi i së drejtës- deklaroi Borçe Smilevski, Qendra Per Politika Tatimore.

Përveç për tekstin e ligjit aktual të TVSH-së, OJQ-të gjithashtu kishin vërejtje edhe për punën e DAP-it. Problemin që apostrofuan ishte me karakter administrativ dhe burokratik. Një nga rekomandimet është hartimi i një rregulloreje për shërbimet e ofruara nga personat fizikë që merren me të ashtuquajturat profesione të lira që gjenerojnë qarkullim dhe që tatohen me TVSH.

Dhe institucionet politike duhet të kuptojnë. Ky është ai ndryshim cilësor që do ta çojë shoqërinë drejt një mjedisi të përgjithshëm për zhvillimin e ekonomisë. Dallimi thelbësor është kur ata kuptojnë se duhet të jenë një shërbim ndaj taksapaguesve- Marian Nikolov- Qendra Për Analizë Ekonomike.

Ligji për TVSH filloi të zbatohej në fillim të vitit 2000. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, autoritetet vendosën të regjistrojnë edhe qytetarët të cilët kanë të ardhura shtesë vjetore prej mbi një milion denarë si pagues të TVSH-së. Informatat nga DAP thonë se në vend ka mbi 1,500 qytetarë të cilët çdo vit fitojnë mbi një milion denarë të ardhura shtesë nga paga apo pensioni, dhe paguajnë TVSH-në ngjashëm si kompanitë.

Ile Petreski  

 

Loading...

Shpërndaj me