Lëvizja “Ndal përmbaruesve”, prej para Kuvendit ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin propozim ligjin për vjetërsimin e borxhit dhe caktimin e periudhës për vjetërsim. Kjo iniciativë sot ishte në Komisionin juridik ligjvënës në Kuvend.  Ana Gligorova nga kjo lëvizje deklaroi se në vitin 2009 me ligj është pamundësuar vjetërsimi i borxhet. Ndërsa kjo më së shumti keqpërdoret nga përmbaruesit pasi sipas disa qytetarëve u kërkohet edhe borxhi nga koha e ish-Jugosllavisë. e personave fizik.

Është e drejtë ligjore e çdo qytetari të thirret në vjetërsim. Sot duhet të vendoset pikërisht për këtë kërkesë, a do të jetë ajo 4, 5, apo 7 vite vjetërsim prej tani për të gjitha kërkesat. Do të thotë vendime fuqiplote gjyqësore, lëndët përmbaruese, të gjitha kërkesat tjera si fletëpagesa të noterëve”-tha Ana Gligorova, lëvizja “Ndal përmbaruesve”.

“Publikisht e ftoj Ministrinë e Drejtësisë të tregojë para opinionit të Maqedonisë. Pse nuk vepron ndaj veprimeve të kundërligjshme të përmbaruesve. I paraqesim kërkojmë të bëjnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme por askush asgjë nuk ndërmerr”.

“Nga viti 1991  në vitin 2017 vjen vendim përmbarues, nga 2 000 denarë në kohën e Jugosllavisë, më vjen shumë 120 mijë denarë. Pas 27 viteve”.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...