“Shtaemerkishe Bank” dhe “Shparkase” zyrtarisht e kanë blerë Ohridska bankën për 48 milion euro, duke zotëruar kështu 91% të aksioneve. Kjo bankë do të jetë e katërta më e madhe në vend dhe do të mbajë 14% të tregut bankar. Për momentin, llogaritë e klientëve të Ohridska Bankës, si dhe kushtet e kredive të përcaktuara me kontrata, do të mbeten të pandryshuara. Të dy bankat do të funksionojnë si persona juridikë të veçantë. Bashkimi i Ohridska me Shparkase Bank Maqedoni, pritet të bëhet në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Sot bëhemi pjesë e një grupi të ri, po hyjmë në sfida të reja, por me përvojë shumë më të madhe dhe performancë të mirë financiare. Ohridska Banka ka arritur historikisht rezultatet më të mira në vitin e kaluar, duke forcuar angazhimin tonë për të qenë partner të kompanive vendase dhe të huaja të klientëve tanë dhe ekonomisë”-tha Nina Nedanovska, kryetare e bordit drejtues të Ohridska Bankës.

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...